Legjenda braziliane Pele, ka lavdëruar yllin e Juventus-it, Cristiano Ronaldo të cilin e ka quajtur atlet modern.
Portugezi i cili ka fituar pesë herë Topin e Artë, arriti të fitojë titullin e dytë të Seria A në dy sezonet te gjiganti italian, transmeton portali arbresh.info.
Pavarësisht moshës, 35-vjeçari është golashënuesi numër një në skuadër me 31 gola në Seria A.
Nga lëvdatat e shumtë ishte Pele, i cili përmes një postimi në Instagram e ka quajtur Ronaldo-n atlet modern.
“Cristiano është atlet modern, i cili iu tregon të gjithëve se suksesi gjithmonë vjen te ata të cilët janë të dedikuar dhe duan çfarë bëjnë”.
“Gjithashtu dua të urojë brazilianët, Douglas Costa, Alex Sandro dhe Dani Luiz. Punë e mirë për fitimin e Seria A”, ka shkruar ai.
https://www.instagram.com/p/CDJVVi0IFK3/?utm_source=ig_embed
Ish ylli i Real Madrid-it këtë sezon ka thyer rekord duke u bërë lojtari më i shpejtë që shënon 50 gola në Seria A, kurse është duke garuar me Ciro Immobile për Këpucën e Artë./arbresh.info.
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...