Legjenda e futbollit, Pele, ka lavdëruar Lionel Messin që ia barazoi rekordin për më së shumti gola të shënuar në një klub të vetëm, pasi argjentinasi arriti golin e 634-të për Barcelonën të shtunën në barazimin 2:2 me Valencian.
33-vjeçari Messi arriti golin e rekordit pak para fundit të pjesës së parë.Messit, që debutoi me 17 vjet te Barça më 2004, i janë dashur 748 ndeshje për të realizuar 643 gola, ndërsa Pele e arriti shifrën për 665 ndeshje për Santosin.
“Sikurse ti, edhe unë e di si është të bartësh të njëjtën fanellë përditë. Sikur ti, e di se s’ka asgjë më të mirë se vendi në të cilin ndihemi si në shtëpi. Urime për rekordin historik, Lionel. Por mbi të gjitha, urime për karrierën tënde të bukur te Barcelona.
Rrëfimet si tuat, të dashurisë për të njëjtin klub kaq gjatë, fatkeqësisht do të jenë të rralla në futboll. Të çmoj shumë”, ka shkruar Pele, lojtari i vetëm që e ka fituar Botërorin tre herë, në Instagram.
Pele, tani 80-vjeçar, kishte debutuar te Santosi në moshën 15-vjeçare më 1956 dhe u largua më 1974, pasi fitoi gjashtë tituj të Ligës braziliane, plus dy Copa Libertadores, versioni Amerikës Jugore, i barasvlefshëm me Ligën e Kampionëve./Arbresh.info/
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...