Peja ka shënuar fitoren e dytë radhazi në elitë, duke mundur Rahovecin me rezultat 84:64 (24:23, 22:16, 14:14, 24:11), në kuadër të javës së dytë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Ndeshja ishte shumë interesante nga fillimi dhe në çerekun e parë u zhvillua lojë e barabartë, duke bërë që kjo pjesë të përfundojë me rezultat 24:23. Por, në periudhën e dytë, pejanët ishin më të mirë, duke pasur epërsi dhe këtë 10-minutësh e përfunduan në të mirë të tyre 22:16, duke shkuar në pushim me shifrat 46:39.
Perioda e tretë ishte tërësisht e barabartë 14:14, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 60:53.
Në 10 minutat e fundit, vendasit dominuan totalisht dhe thelluan epërsinë, ku këtë pjesë e fituan 24:11, duke triumfuar në fund me rezultat 84:64.
Te Peja u dalluan Drilon Hajrizi me 28 pikë e nëntë kërcime dhe Dardan Berisha me 19 pikë e tetë kërcime, kurse te Rahoveci u dalluan Marvin Jones me 27 pikë dhe Isaiah Traylor me 25.
Peja ka dy fitore në dy ndeshje, kurse Rahoveci një fitore dhe një humbje.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...