Peja ka shënuar fitore ndaj Trepçës me rezultat 79:71 (20:14, 20:18, 27:22, 12:17), në xhiron e 25-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.
Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë deri tek rezultati 9:9, kur pejanët hyn në një seri prej 8:0, duke u shkëputur në 17:9, ndërsa çerekun e parë e fituan me shifrat 20:14. Periudha e dytë ishte më e barabartë, ku mitrovicasit afruan shifrat në 25:24, por verdhezinjtë sërish arritën të shkëputen në 32:24, e më pas krijuan epërsi prej dhjetë pikësh, 40:30, ndërsa pjesa e parë përfundoi 40:32.
Edhe në periodën e tretë, vendasit ishin për një nuancë më të mirë, ku arritën edhe epërsinë më të lartë, që shkoi deri në 15 pikë, 61:46, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 67:54. Në dhjetë minutat e fundit, ‘Xehetarët’ tentuan përmbysjen e madhe, ndërsa pejanët menaxhuan me sukses epërsinë e krijuar duke triumfuar 79:71.
Te Peja u dalluan Stephen Maxwell me 20 pikë e katër kërcime dhe Dardan Berisha me 26 pikë e tetë asistime, kurse te Trepça u dalluan Andrew Gordon me 12 pikë e 12 kërcime dhe Amin Hot me 10 pikë, gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime.
Peja ka 16 fitore e nëntë humbje, kurse Trepça ka 17 fitore e tetë humbje./Arbresh.info
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin