Peja ka arritur të shënoj fitore dramtikë në momentet e fundit në ndeshjen e katërt gjysmëfinale të Play-offit, me rezultat 81-80.
Një ndeshje e hatashme ku Ylli pati epërsinë deri në 13 pikë, megjithatë shpirti luftarak i kampionit shpërtheu në fund dhe u rikthye, shkruan Arbresh.info.
Heroi i Pejës ishte Larry Thomas që shënoi në çastet e fundit ku i dha fitoren e dytë Pejës dhe barazimin e serisë.
Ai pati 17 pikë.
Kurse më i dalluari tek Peja ishte i zakonshmi Justin Edler Davis me 22 pikë.
Krucial në fundin e ndeshjes ishte edhe Musab Mala i cili barazoi rezultatin dhe shënoi nëntë pikë.
Ndërsa për Yllin më i dalluari ishte Alonzo Verge Jr me 32 pikë, 10 kërcime e 12 asistime.
Nesbit shtoi 13 pikë.
Gjithçka nga kjo dramë do të vendoset në vikend ku do të përcaktohet finalisti.
Kujtojmë se në finale të play-offit është kualifikuar Trepca që është duke e pritur fituesin e kësaj serie./Arbresh.info/
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...