Google ADS

Peja “shkatërron” Istogun

18:52 | 10 Dhjetor 2023
D.H

Peja ka arritur të mposht skuadrën e Istogut në kuadër të xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës në Basketboll.

Kampionët triumfuan me rezultat të thellë 63-113 ndaj skuadrës së inkuadruar në elitë këtë sezon, shkruan Arbresh.info.

Lojtari më i mirë në këtë ndeshje ishte Justin Davis me 29 pikë ku shtoi edhe nëntë kërcime e pesë asistime.

Lojë të mirë bëri edhe Jay Jay Chandler ku një asistim i mohoi triple-double, ai pati 15 pikë 13 kërcime e nëntë asistime.

Teksa u veçua edhe Meriton Ismaili me 20 pikë, prej tyre pese tre pikësha.

Ndërsa për Istogun Desmont Halloway shënoi 24 pikë ku shtoi edhe pesë kërcime e dy asistime dhe Prince që luajti me double-double, prej 19 pikëve e 12 kërcimesh.

Kjo ishte fitorja e nëntë për Pejën teksa kanë edhe tri humbje kurse Istogu vazhdon serin e humbjeve, ku prej 12 ndeshjeve të luajtura ka vetëm një fitore.

Ndeshjen e ardhshme Peja e luan derbin ndaj Sigal Prishtinës kurse Istogu udhëton në Gjakovë për tu përballur me Vëllaznimin./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme