KB Peja nuk ka pasur telashe në përballjen kundër KB Rahovecit në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll.
Në përballjen e zhvilluar në palestrën sportive “Shani Nushi” në Gjakovë, vizitorët fituan me rezultat 91-63.
Skuadra që kishte epitetin e mysafirit e nisi fuqishëm çerekun e parë të këtij takimi duke qenë bindëse në dhjetëminutëshin e parë. Pejanët shënuan 17 pikë më shumë se kundërshtari në çerekun e parë (10:27).
Edhe pse jo aq bindës sa në çerekun e parë, basketbollistët mysafirë vazhduan të ishin më të mirë duke shënuar pesë pikë më shumë se kundërshtari në fraksionin e dytë (17:22). Kështu, pjesa e parë përfundoi me rezultat 27-49.
Vikendi me diell, temperaturat shkojnë deri në 22 gradë Cels...
Bjellorusia e ndërpret ndërtimin e kampit ushtarak afër kufi...
Gjermania kërkon kontrolle shtesë për emigrantët
Problemet me gjumin tek personat që vuajnë nga artriti, ja d...
Mbi 29 000 emigrantë kanë kaluar La Manshin këtë vit
Hakerat kinezë synuan të marrin të dhëna nga telefonat e Don...