Ish-kampionia e Kosovës në basketboll, KB Peja ditë më parë ka larguar trajnerin irlandez Daniel Nelson, pas rezultateve dhe ecurisë së dobët me klubin.
Humbja që i kushtoj me eliminim nga Kupa e Kosovës e la pa punë trajnerin irlandez, shkruan Arbresh.info.
Por vetëm disa ditë pas kësaj, pejanët kanë prezantuar trajnerin e ri, bëhet fjalë për sllovenin, Sebastjan Krasovec.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi pejan përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Ai më parë ka udhëhequr skuadra në Slloveni, Poloni dhe nga viti 2018 ka qenë trajner në Hungari.
Testin e parë slloveni e ka mjaft të vështirë ndaj kampiones së Kosovës, Trepçës dhe njërës prej skuadrave që po kalon formën më të mirë edhe këtë edicion./Arbresh.info
Antidroga me aksion në Prishtinë – arrestohet një pers...
Hasni Flick vendos këtë 11-she ndaj Leganes
Aksidenti me fatalitet në Klinë, policia thotë se viktima hu...
Aty ku është Ilir Daja nuk mungon suksesi, Dinamo merr kryes...
Xuxi thotë se Adelina Ismaili s’e bleu banesën e tij: Dy dho...
Meloni nuk tërhiqet: Nuk do ta ndalim projektin për emigrant...