Peja në top formë është nikoqire e Chemnitzit nesër me fillim nga ora 19:00, në palestrën sportive ‘Karagaçi’, në Pejë.
Kjo ndeshje do të luhet në kuadër të grupit H, në Fiba Europe Cup, shkruan Arbresh.info.
Peja aktualisht po kalon në super formë, ku ka pesë fitore radhazi në të gjitha garat, teksa humbja e parë dhe e fundit këtë sezon deri më tani erdhi pikërisht nga skuadra gjermane Chemnitz.
Gjermanët pas tre ndeshjeve në grupe të FEC, janë të pamposhtur teksa kanë gjashtë pikë, ndërsa pejanët kanë një pikë më pak në vendin e dytë.
Përveç në FEC, Chemnitz po kalon super formë edhe në kampionatin gjerman ku kanë pesë fitore dhe një humbje në superligën gjermane dhe ndodhen në pozitën e tretë me po aq pikë sa kanë dy vendet e para.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ka përfunduar me rezultat 98-72, në të mirë të gjermanëve./Arbresh.info/
Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë arti...
BE ankesë në OBT ndaj Kinës
“Shqipëria, një perlë e vërtetë e Ballkanit”
Sri Lanka, merr detyrën presidenti i majtë pas fitores së gj...
Komuna e Prishtinës në pritje të votimit të buxhetit për vit...
Qeveria emërton rrugën Ballaban – Banjskë me emrin e heroit ...