Me skuadrën izraelite, Hapoel Beer Sheva/Dimona do të ndeshet Peja në finale të Ligës Ballkanike.
Kjo pasi pejanët në ndeshjen gjysmëfinale kanë fituar kundër KK Beroe.
Rezultati përfundimtar ka qenë 124 – 82.
Pejanët kanë krijuar epërsi në fillim dhe e kanë ruajtur atë.
David Joseph shkëlqeu në këtë ndeshje dhe ishte më i dalluari në fitoren e “verdhezinjve”. Ai shënoi 36 pikë, prej tyre nëntë treshe.
Joseph u ndihmua nga Jalen Tate që shtoi 19 pikë, e Brad Waldow me 14 sosh.
Te bullgarët u dallua Darius Hall me 29 pikë.
Ndeshja finale do të zhvillohet të dielën.
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës