Sadio Doucoure nuk do të jetë pjesë e klubit pejan, gjatë sezonit në vazhdim.
Peja ka ndarë rrugët me francezin disa ditë para nisjes së fazës më të rëndësishme të kampionatit, play-offit, shkruan Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Peja përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Sipas Pejës lojtari ka kërkuar të largohet nga klubi teksa drejtuesit kanë gjetur mirëkuptimin.
“Pas kërkesës personale të basketbollistit dhe aprovimit nga klubi, kemi ndarë rrugët me Sadio Doucoure për pjesën e mbetur të sezonit. KB Peja i uron gjithë të mirat dhe suksese në etapat tjera të karrierës Sadio Doucoures, duke e falënderuar për kontributin e dhënë”, shkruhet në njoftimin e KB Pejës.
Doucoure te Peja në Superligë luajti në 11 ndeshje me 11.1 pikë e 5.9 kërcime.
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones