Kampionia e Kosovës, Peja është mundur nga Heroes Den Bosch me shifrat 109:91 (27:21, 28:15, 24:27, 30:28).
Dallimi i madh dhe vendimtar u bë në periudhën e dytë, që ishte fatale për verdhezinjtë, që pësuan humbjen e tretë në pesë ndeshje, ku kanë edhe dy fitore.
Te Peja u dalluan Jay Jay Chandler me 31 pikë, katër kërcime, pesë asistime, Justin Davis me 23 pikë e dhjetë kërcime dhe Jacob Calloway me 17 pikë e 11 kërcime.
Ndeshjen e ardhshme dhe vendimtare, Peja do ta ketë në shtëpi më 22 nëntor kundër PGE Spojnia Stargard, që po ashtu ka dy fitore e tri humbje.
Niners nga Gjermania është në vendin e parë me pesë fitore, kurse Heroes Den Bosch ka një fitore e katër humbje./arbresh.info/
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare