Në një ndeshje mjaft interesante, Peja ka mundur Proton Cable Prizrenin me rezultat 92:81 (19:24, 25:23, 30:18, 18:16).
Ndeshjen më mirë e nisën prizrenasit, duke qenë në epërsi në çerekun e parë, ku vetëm një herë u barazua rezultati, por kjo pjesë iu takoi atyre 19:24, përcjell arbresh.info.
Periudha e dytë ishte më e barabartë, por prizrenasit kishin epërsi deri në tetë pikë, 38:46, megjithatë, pjesa e parë përfundoi 44:47.
Perioda e tretë ishte vendimtare e kësaj ndeshje, ku pejanët bënë përmbysjen e madhe, ku e fituan këtë pjesë bindshëm 30:18, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 74:65.
Përkundër tentimeve nga prizrenasit, Peja ruajti dhe menaxhoi epërsinë e krijuar për të triumfuar në fund 92:81.
Te Peja u dalluan Justin Davis me 29 pikë e tetë kërcime dhe Lis Shoshi me 15 pikë dhe nëntë kërcime, kurse te Proton Cable Prizreni, Ivan Koljeviq realizoi 18 pikë, kurse nga 13 shënuan Musab Mala, Arbër Sinani dhe Edmond Kryeziu.
Peja në gjysmëfinale ndeshet me fituesin e ndeshjes Golden Eagle Ylli-Vëllaznimi, që zhvillohet nga ora 20:00./arbresh.info/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag