Google ADS

Peja mposht Prishtinën

17:11 | 17 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Peja ka triumfuar me pesë pikë dallim, 94:89 ndaj Prishtinës sot në kryeqytet, në kuadër të xhiros së tetë Superligës së Kosovës në basketboll.

Dardan Berisha ishte më efikasi te Peja, duke realizuar 38 pikë, me një efikasitet 9/14 nga gjuajtjet për tri pikë.

Marko Peroviq i shënoi 21 pikë, ndërsa Drilon Hajrizi 20 sosh.

Te Prishtina më efikasi ishte Fisnik Rugova me 28 pikë, ndërsa Edmond Azemi i realizoi 25 sosh.

Në ndeshjen tjetër sot Bashkimi ka triumfuar 95:91 në Mitrovicë ndaj Trepçës.

Peja ka bilanc prej gjashtë fitoreve e një humbje, ndërsa Sigal Prishtina zë vendin e fundit në tabelë me pesë humbje e dy fitore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme