Peja merr një tjetër lajm të keq në këtë fillim të sezonit

09:51 | 1 Tetor 2024
D.H

Peja nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri 2024/25 në basketboll.

Ish-kampionia e Kosovës, ka katër humbje në pesë ndeshjet e para të sezonit në të gjitha garat, shkruan Arbresh.info.

Gjatë ditës së sotme kampi pejan mori një lajm të keq për lëndimin e lojtarit Adong Makuoi.

Basketbollisti në fjalë ka humbur sezonin ende pa filluar mirë pas një lëndim të rëndë në krahun e tij ka njoftuar skuadra verdhezi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai gjatë ndeshjeve të luajtura këtë sezon ka luajtur me një mesatare prej nëntë pikëve për ndeshje./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme