Peja ka arritur të mposht Vëllaznimin me rezultat 79-61, në kuadër të xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës në Basketboll.
Pejanët gjatë gjithë kohës ishin në avantazh gjatë gjithë kohës dhe kështu arritën fitoren e 11 këtë sezon, shkruan Arbresh.info.
Tek Peja më të mirët në ndeshje ishin transferi i ri i cili debutoi sonte Said Doucoure me 19 pikë e pesë kërcime dhe Jay Jay Chandler me 13 pikë nëntë kërcime dhe 10 asistime.
Kurse tek gjakovarët më i dalluari ishte Jones me 13 pikë, teksa lojë të mirë bëri edhe Jordan Dallas me 12 pikë e 11 kërcime.
Peja mbyll vitin 2023 në vendin e dytë në tabelë për këtë sezon basketbollistik, teksa Vëllaznimi është i pesti në tabelë./Arbresh.info/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...