Google ADS

Peja liderë pa humbje pas katër javësh, në basketbollin kosovar

12:59 | 16 Tetor 2023
D.H

Ka përfunduar xhiroja e katërt këtë fundjavë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Edhe pas kësaj xhiro lideri ka vazhduar të mbetet i njëjtë, Peja e pa konkurrencë pas katër javëve ka katër fitore dhe asnjë humbje, shkruan Arbresh.info.

“Verdhëezinjët” këtë vikend mposhtën Golden Eagle Yllin në derbin e javës në Suharekë me rezultat 95-90.

Në ndeshjet tjera nënkampioni Trepça arriti të kthehet tek fitorja pas humbjes në mes javë nga Peja.

“Minatorët” në Mitrovicë mposhtën skuadrën nga Gjakova, Vëllaznimin me rezultat 91-67.

Dy ndeshjet tjera Prishtina mposhti në udhëtim Istogun me rezultat 90-72, kurse derbin e Prizrenit ndërmjet Bashkimit dhe Proton Cable Prizrenit e fituan, këta të parët.

“Arpagjikt” arritën të mposhtin PCP me rezultat 82-68, për tu kthyer tek fitorja pas asaj humbje befasuese nga Istogu xhiron e kaluar.

Peja është e para në tabelë me 8 pikë, ndërsa tri ekipe kanë nga shtatë pikë por që Trepça ka koshavarazh me të mirë dhe pozicionohet e dyta, pas saj vjen Sigal Prishtina dhe Bashkimi është e katërta.

Në pozitën e pestë është Ylli, e gjashta është PC Prizreni, ndërsa e shtata Istogu.

Vëllaznimi është e fundit pa pikë pas katër ndeshjeve./Arbresh.info/

Të ngjashme