Peja në mesjavë do të zhvillojë dy ndeshjet kualifikuese për FIBA Europe Cup.
Peja do të ndeshet me skuadrën Maroussi, që zhvillohen me datat 24 dhe 26 shtator. Të dy takimet do të luhen në Greqi, për shkak të probleme në palestrën ‘Karagaçi’ në Pejë.
Ndeshja e parë zhvillohet nesër (e martë) nga ora 19:30, derisa sfida e dytë zhvillohet të enjten nga ora 19:30.
Pejanët synojnë të kalojnë kualifikueset dhe të jenë pjesë e grupeve në FIBA Europe Cup, ashtu si edhe edicionin e kaluar, ku kishin paraqitje mjaft të mira në grupe me dy fitore e katër humbje.
Pjesë e grupeve të FIBA Europe Cup është konfirmuar Trepça, derisa më 27 shtator, do të dihen përfundimisht 40 skuadrat, që do të formojnë grupet për edicionin e ri.
Ndeshjet e Pejës transmetohen në faqen e FIBA-s në YouTube./Arbresh.info
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...