Peja ka mposhtur Golden Eagel Yllin dhe është vetëm një fitore larg finales në Superligën e Kosovës në Basketboll.
Peja fitoi me rezultat bindës 76:86.
Ndeshja nuk përfundoi pa aksidente, pasi u ndërpre për disa minuta për shkak të hedhjes së gjësendeve nga tifozët në Suharekë.
Për Pejën çereku i parë ishte më i miri, pasi pati epërsinë më të thellë duke fituar me shifrat 18:26.
Periudha e dytë ishte më e barabartë, por prapë më efikas u treguan Peja, duke fituar me një pikë epërsi 18:19.
18:21 ishte rezultati i çerekut të tretë me pejanët që përsëri ishin më të mirë.
Çereku i fundit ishte i vetmi që Ylli dominoi, por nuk ishte e mjaftueshme.
Lojtari i ndeshjes padyshim ishte Waldow me 31 pikë e 16 rebunt, derisa te Ylli më efikasi ishte Bunjaku me 13 pikë.
Kujtojmë që Peja fitoi ndeshjen e dytë me rezultat 85:82./Arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...