Peja ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Ylli me rezultat 92:73 (24:23, 24:17, 22:19, 22:14) në kuadër të javës së 17-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Çereku i parë i ndeshjes ishte shumë i barabartë, derisa në fund përfundoi 24:23 për vendasit. Pejanët ishin më të mirë në periudhën e dytë, duke e fituar 24:17, kurse me lojë të mirë vazhduan edhe në periodën e tretë, duke e fituar 22:19. Loja nuk ndryshoi shumë edhe në dhjetëminutëshin e fundit, që u fitua nga verdhezinjtë 22:14 dhe në fund Peja shënoi fitore me shifrat 92:73.
Te Peja më të dalluarit ishin Drilon Hajrizi me 23 pikë, Arbër Berisha me 18 pikë e dhjetë kërcime dhe Henrik Sirko me 15 pikë e pesë kërcime, ndërkohë te skuadra therandase u dalluan Jameel McKay me 20 pikë e shtatë kërcime, Mike Thome me 16 pikë, Valon Bunjaku 13 pikë dhe Samir Zekiqi me 11.
Peja tani ka tetë fitore dhe shtatë humbje, kurse Golden Eagle Ylli dhjetë fitore dhe pesë humbje./arbresh.info.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...