Klubi basketbollistik, Peja ka mposhtur Rahovecin me rezultat (89 – 70).
“Verdhëzinjtë” arritën që çdo çerek ta mbyllin në epërsi (25-14, 45-35, 68-54, 89-70), shkruan portali arbresh.info.
Në çerekun e parë dukshëm vendasit ishin më të mirë dhe e mbyllen me nëntë pikë avantazh 24 – 15, ndërsa vazhduan në të njëjtën mënyrë edhe në çerekun e dytë duke përfunduar pjesën e parë me dhjetë pikë avantazh 45 – 35.
Mendohej se mysafirët do këndellën në pjesën e dytë, por ishte përsëri Peja që dominonte. Në çerekun e tretë e ngriti avantazhin në 14 pikë duke e mbyllur çerekun me rezultat 68 – 54, kurse në fund ia doli edhe më mirë duke e mbyllur ndeshjen me plotë 19 pikë dallim (89 – 70).
Te Peja u dallua Dardan Berisha me 27 pikë dhe Henrik Sirko me 20 pikë, ndërsa te “Vreshtarët” u dallua Darell Davis me 24 pikë./arbresh.info.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...