Fitorja 4-1 e Chelseat ndaj Arsenalit në finalen e Ligës së Evropës i ka mundësuar Pedros të thyejë një rekord të veçantë personal.
31-vjeçari është bërë futbollisti i parë në historinë e futbollit që i ka fituar pesë trofetë më të mëdhenj në botën e futbollit.
Anësori spanjoll e ka fituar tre herë titullin e Ligës së Kampionëve me Barcelonën, ndërsa me ‘Blutë’ triumfoi në Premierligë dhe Ligën e Evropës, përcjell lajmi.net.
Jashtë karrierës së tij me klube, Pedro e kishte fituar titullin e Kupës së Botës në vitin 2010 dhe titullin e Kampionatit Evropian në vitin 2012 me Spanjën.
Pas ndeshjes të së mërkurës, spanjolli u shpreh shumë i kënaqur që e shtoi edhe medaljen e artë të Ligës së Evropës në listën e sukseseve të shumta gjatë karrierës së tij.
“Mund të pensionohem tani”, u tall ai, teksa nuk përmbahej dot nga emocionet e fitores.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...