Sulmuesi i Chelsea-s, Pedro ka thënë se është i hapur për të gjitha ofertat, por duhet të bisedojë me klubin.
Spanjolli do jetë agjent i lirë gjatë verës sepse i skadon kontrata me “Blutë”, kontratë të cilën nuk ka vendosur ta rinovojë, transmeton portali arbresh.info.
33-vjeçari ka thënë se do bisedojë me klubin, por edhe është i hapur për të dëgjuar të gjitha ofertat.
“Situata e koronavirusit ka prishur gjithçka, pra për momentin jam duke pritur mbledhjen me Chelsea-n”.
“E di që kontrata është duke mbaruar, por ende nuk kemi diskutuar nëse duhet të vazhdojmë ose jo. Jam duke pritur për mbledhjen me klubin, por gjithashtu jam i hapur për ofertat”.
“Prioriteti është kontrata ime, pastaj do shohim çfarë do të ndodh. Kam oferta nga shumë vende. E vërteta është se nuk e di çfarë do të ndodh”, tha Pedro.
Thuhet se për Pedro-n ka interesim gjiganti italian, Roma, klub i cili ende nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare./arbresh.info.
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...