Mesfushori i Barcelonës, Pedri është kurorëzuar zyrtarisht si fituesi i “Golden Boy 2021” nga Tuttosport.
Pedri ishte një lojtar i spikatur për Barçën sezonin e kaluar, duke bërë 53 paraqitje në të gjitha garat, më shumë se çdo lojtar tjetër.
18-vjeçari ishte gjithashtu me ndikim për Spanjën në “EURO 2020”, përpara se të emërohej si “Lojtari më i mirë i ri” i truneu, pavarësisht se përfundoi pa gol ose asist.
Në fitimin e çmimit, ai përfundoi përpara Florian Wirtz të Bayern Leverkusen, Jude Bellingham të Borussia Dortmund dhe Bukayo Saka të Arsenal.
Pedri do ta marrë çmimin nga fituesi i vitit të kaluar, Erling Haaland./Arbresh.info
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç
Foda beson se Kosova është në rrugën e duhur, falënderon tif...