Pedri i premton besnikëri Barcelonës dhe nuk do të largohet në drejtim të PSG-së.
Mesfushori spanjoll ishte objektivi kryesor i parisienëve për mesfushën, por që ai i ka mbyllur derën Luis Enriques dhe kampionëve në fuqi të Francës.
Pas ndeshjes miqësore që Barcelona e fitoi 1-0 me Milanin, Pedri ka folur për të ardhmen e tij.
20-vjeçari ka thënë se dëshiron të mbetet te Barcelona dhe se qëllimi i tij është që një ditë të bëhet kapiten i gjigantit katalunas.
“Do të duheshin shumë gjëra për të më larguar nga Barça. Thashethemet nuk më interesojnë, unë dua Barçën”, u shpreh Pedri.
“Do të qëndroj këtu për shumë vite të tjera, në klubin tim të ëndrrave. Qëllimi im është të bëhem kapiten dhe të luaj në Spotify Camp Nou të ri”, përfundoi mesfushori i talentuar spanjoll.
Pedri iu bashkua Barcelonës në vitin 2019 nga Las Palmas, derisa ka kontratë me katalunasit deri në verën e vitit 2026. /Telegrafi/
Rovena, Leo, Kevin dhe Gjesti diskutojnë për situatën e Dian...
Komuna kërkon intensifikimin e punimeve në vazhdimin e Rrugë...
FSHF-ja do ta nderojë 14-vjeçarin që u nda nga jeta në Shqip...
Çfarë parashikon doktrina e re bërthamore e Rusisë?
Edi dyshon: Kur vjen motra me të thanë për babë nuk është mi...
Lirohet pa akuza gruaja iraniane që u zhvesh në shenjë prote...