Barcelona mbrëmë ka luajtur baras me rezultat 0-0 ndaj Bilbaos në udhëtim, në kuadër të xhiros së 27-të në La Liga.
Përvec që ka humbur dy pikë, skuadra e Xavit ka humbur edhe dy super yje, shkruan Arbresh.info.
De Jong dhe Pedri janë lënduar dhe është dashur detyrimish të largohen nga fusha.
Pedri ishte larguar me lot në sy.
Sipas Diario AS, Pedri do të mungojë rreth 5-6 javë, që do të thotë se ai do të mungojë në ndeshjet në La Liga ndaj Mallorcës, Atletico Madridit, Las Palmas dhe potencialisht Cadizit.
Në rastin më të mirë të mundshëm, ai mund të rikuperohet në kohë për duelin ndaj Real Madridit që do të zhvillohet pas atij ndaj Cadizit.
Pedri gjithashtu do të mungojë në ndeshjen e dytë të fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ndaj Napolit, dhe në rast se blaugranasit avancojnë tutje, paraqitja e tij në çerekfinale do të ishte në dyshim të madh./Arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...