Në atë që mund të jetë një nxitje e madhe për Barcelonën, sensacioni i mesfushës, Pedri mund të jetë në linjë për t’u rikthyer nga lëndimi në fillim të janarit, sipas “Mundo Deportivo”.
Ka qenë një sezon zhgënjyes për 19-vjeçarin, i cili nuk është paraqitur në LaLiga që nga fundi i gushtit, ndërsa paraqitja e tij e fundit për Barçën erdhi në ndeshjen e UEFA Champions League kundër Benficas në shtator.
Ndërsa pritej të ktheje në nëntor, i riu është dashur të përballet me pengesa gjatë rrugës. Mungesa e Pedrit nuk është ndjerë shumë falë shfaqjes së talentëve të mesfushës si Gavi dhe Nico Gonzalez këtë sezon.
Por, duket se Barcelona së shpejti mund të mirëpresë sërish fituesin e çmimit “Golden Boy 2021”. Sipas raportit të “Mundo Deportivo”, rikuperimi i 19-vjeçarit po shkon shumë mirë dhe me këtë ritëm ai duhet të jetë gati për t’u rikthyer në aksion në fillim të janarit.
Barça ka dy ndeshje të tjera që do të luhen në LaLiga më vonë këtë muaj para se të shkojnë në pushimin dimëror. Ndeshja e parë e katalanasve pas ndërprerjes së messezonit do të jetë kundër RCD Mallorca më 2 janar.
Dhe, raporti thotë se Pedri mund të jetë gati në kohë për një rikthim në atë takim. Mësohet se i riu ishte planifikuar për kontrolle mjekësore të mërkurën, për shkak të të cilave ai nuk mund të merrte pjesë në konferencën për shtyp të Sergio Agueros kur ai njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli aktiv.
Përveç Pedrit, Barcelona mund të jetë gjithashtu e gatshme të mirëpresë Ansu Fatin në ndeshjen kundër Mallorcas./Arbresh.info
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...