Prishtina do të përballet sonte në Gjibraltar kundër Lincoln Red Imps pavarësisht se tetë lojtarë të saj kanë dalur të infektuar me koronavirus.
Më parë, zëdhënësi i Prishtinës, Avni Durmishi e konfirmoj me anë të një statusi se tetë lojtarë kanë rezultuar pozitivë nga ky ekip, kurse në dispozicion ka shumë pak rezerve.
Megjithatë, UEFA në faqen e saj zyrtare ka publikuar formacionet e dyja skuadrave ku Prishtina shihet se në stol ka vetëm katër lojtarë.
Për Prishtinën në sulm kanë startuar Januzi, kurse katërshen sulmuese e plotëson Mankenda, Korenica dhe Uka.
Ndërkaq Prishtina ka në dispozicion vetëm tre futbollistë për t’i ndërruar kurse trajner në UEFA figuron Artan Luzi.
Në bankë janë Shillova, Prapashtica dhe John.
Ndeshja do të fillojë ashtu sikurse është paraparë në orë 18:00. /GazetaExpress/
Formacionet zyrtare: Lincoln Red Imps – FC Prishtina
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...