Pavarësisht paraqitjes së mirë, Prishtina pëson humbje nga Ferencvarosi

20:03 | 6 Korrik 2021
KRG

Prishtina e ka humbur duelin e parë ndaj Ferencvarosit.

Në fakt, Prishtina doli në avantazh pas disa minutash, por goli i Otto John u anulua shkaku i pozitës jashtë loje, shkruan lajmi.net.

Kampioni i Kosovës pati një rast të mirë ku Otto John doli vetë para portierit Dibusz, , por që goditja e nigerianit përfundoi jashtë kuadratit të portës.

Në pjesën e dytë, paraqitja e mirë e Prishtinës duket se iu kushtoi shumë shpejt pasi Ferencvarosi shënoi tre gola të shpejtë.

Fillimisht ishte Nguen i cili zhbllokoi rezultatin në min 71′ dhe pas vetëm tre minutash në min 74′ Mmaee dyfishoi avantazhin për hungarezët.

Për golin e tretë ishte Blazic i cili trefishoi epërsinë në min 78′ të takimit.

Rezultati përfundimtar, Ferencvarosi 3-0 Prishtina.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në javën e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri”./Lajmi.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme