Sipas La Gazzetta dello Sport, Benjamin Pavard ka refuzuar një ofertë nga Manchester United, ndërsa Interi mund të sigurojë nënshkrimin e tij sot.
Nerazzurrët kanë ngritur ofertën e tyre për Bayern Munich dhe sipas disa burimeve në Itali, ata janë të sigurt se së shpejti do të nënshkruajnë me mbrojtësin francez, transmeton Arbresh.info.
La Gazzetta dello Sport pretendon se dy klubet mund të shtrëngojnë duart sot, megjithëse Bayern Munich ende duhet të gjejë një zëvendësues për fituesin e Kupës së Botës 2018.
Pavard dëshiron të largohet dhe me një kontratë që skadon në qershor 2024, ky do të ishte shansi i fundit i Bayernit për të shitur lojtarin për një tarifë të mirë transferimi.
Pavard ka prioritet një kalim te Interi, duke refuzuar një ofertë nga Manchester United.
Beppe Marotta konfirmoi të shtunën se 27-vjeçari dëshiron të bashkohet me Nerazzurrët ndërsa ndërmjetësi Giovanni Branchini ka pohuar se e vetmja gjë që mungon për të mbyllur marrëveshjen është që Bayern Munich të nënshkruajë një mbrojtës të ri të djathtë për të zëvendësuar mbrojtësin francez./Arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza