Benjamin Pavard ka mohuar të ketë arritur një marrëveshje me skuadrën e Bayern Munich.
Që nga paraqitjet e jashtëzakonshme me Francën në Kupën e Botës, Pavard është kthyer në një nga mbrojtësit më të kërkuar të krahut.
Për anëtarin e Stuttgart thuhet se Bayern Munich ka shprehur interesimin më të madh, madje është raportuar se palët kanë arritur një marrëveshje.
Por, reprezentuesi francez ka thënë se ai nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje
“Nuk kam nënshkruar asgjë me Bayern” ka thënë Pavard për “Le Parisien”, transmeton lajmi.net.
“Interesimi i skuadrave më bën të lumtur, por sot jam i fokusuar në Stuttgart. Nuk mendoj për verën e ardhshme” ishin fjalët e mbrojtësit të djathtë.
Kujtojmë se Benjamin Pavard shënoi golin më të bukur në Kampionatin Botëror, atë kundër Argjentinës.
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...