Argjentinasi e ka parë dy vitet e fundit Cristiano Ronaldon duke e fituar topin e artë, por ai është më i mirë tani se më parë
Kështu ka thënë shoku i tij i Kombëtares Paulo Zabaleta kur ka thënë se sulmuesi i Barcelonës çdo vit është duke e përmirësuar lojën e tij.
Argjentinasi e kishte marrë për herë të fundit Topin e Artë më 2015, por dy vitet e fundit ishte Cristiano Ronaldo që e fitojë këtë trofe për dy vite radhazi, më 2016 dhe 2017.
“Messi sot është shumë më i mirë tani se kur i ka fituar pesë Top të Artë”, ka thënë ish mbrojtësi i djathtë i Zabaletas për DeporTV.
“Ai është një lojtar unik, një tip i lojtarit që do të kalojë kohë që nuk do ta shohim më”.
“Duke e parë zhvillimin e tij është e është e vështirë se si ai ende e ka ruajtur formën”.
Messi dhe Barca do të përballen në një udhëtim kundër Levantes të dielën para se të përfundojnë sezonin në shtëpi kundër Real Sociedadit. Nëse e arrin këtë gjë, Messi dhe Barcelona do ta fitojnë sezonin e La Ligas 2017-18 pa asnjë humbje. /GazetaExpress/
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation