Paulo Tramezzani mund të ulet së shpejti në pankinën e një ekipi italian të Serisë B.
Bëhet fjalë për Salernitanën, për të cilën ka luajtur edhe Tomas Strakosha në të shkuarën.
Salernitana është duke kërkuar për trajner dhe orët e fundit ka dalë në skenë emri i Paulo Tramexanit, por një vendim përfundimtar ende nuk është marrë.
Tramezzani ka dhënë gatishmërinë e plotë për të marrë drejtimin e ekipit, por tashmë pret përgjigjen e Salernitanës, shkruan Panorama Sport.
Kujtojme që ky klub është në pronësi të presidentit të Lacios, Lolito, dhe një dorë në emërimin e italianit mund të ketë edhe Igli Tare.
Drejtori sportiv i Lacios është krahu i djathtë i Lolitos dhe si duket e ka këshilluar presidentin për të zgjedhur pikërisht Tramexanin për stolin.
Tramexani tashmë ka në dorë të provojë vetën në Itali, për të patur mundësi më vonë për të qenë pjesë e stafit të Lacios apo edhe të kombëtares italiane. /Panorama Sport
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...