Paulo Dybala startues kundër Romas?

15:28 | 21 Dhjetor 2017
Arbresh Info

Raportohet se Paulo Dybala do të rikthehet në pozitën e tij te skuadra e Juventusit për ndeshjen e së shtunës kundër Romas, por Gigi Buffon dhe Mattia De Sciglio nuk do të arrijnë.

Sulmuesi argjentinas është lënë jashtë fushe për ndeshjen me Interin dhe Bolognan, por është rikthyer në 11-shen startuese për Kupë të Italisë me Genoan, transmeton portali arbresh.info.

‘La Joya’ shënoi në ndeshje si dhe krijoi asistim për Gonzalo Higuainin, dhe tani ‘Premium Sports’ raporton që ai do të mbajë pozitën e tij kundër “Giallorossëve”.

Mario Mandzukic pritet të jetë i gatshëm vetëm nga bankina pas 13 penjve në pulpë të këmbës, ndërsa Dybala mund të luaj në anën e djathtë nëse trajneri Massimiliano Allegri vendos për të qëndruar tre sulmues.

Juan Cuadrado mund të thirret gjithashtu për këtë ndeshje pasi procesi i rikuperimit ka shënuar mirë, por Buffon dhe De Sciglio do të jenë jashtë fushës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme