Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala dëshiron të nënshkruaj me Real Madridi për shkak të Lionel Messit.
Barcelona ka qenë duke kërkuar transferimin e Dybalas pasi gjiganti në La Liga shiti Neymarin te Paris Saint Germaini në muajin gusht, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, Juventusi arriti të mbajë në skuadër yllin e tyre derisa Barcelona u detyrua të kthej fokusin në Ousmane Dembelen dhe Philippe Coutinhon.
Pavarësisht kësaj, fillimi i shkëlqyer i Dybalas në sezonin e ri në Serie A ka ngjallur sërish thashetheme se Barcelona mund të përpiqet për të nënshkruar me të. Sidoqoftë, gazeta spanjolle ‘Diaro Gol’ pretendon se reprezentuesi argjentinas ka vendosur kundër transferimit në Camp Nou.
Kjo ka dridhur Barcelonën dhe e gjitha besohet se ka ndodhur për shkak të bashkatdhetarit të tij – Lionel Messit. Të dy lojtarët i ndihmuan Argjentinës të sigurojë biletën për Kampionatin Botëror “Rusia 2018” pas fitores 3 me 1 ndaj Ekuadorit mbrëmjen e së martës.
Megjithatë, kur ata janë vendosur të dy së bashku në fushë, skuadra e Jorge Sampaolit shpesh ka dështuar për të realizuar. Trajneri i Argjentinas madje ka thënë fillim të këtij muaji se ishte shumë rrezik që dyshja të luajnë së bashku.
“Pasi nuk ka kohë për të punuar në raportin Dybala – Messi, ne duhet të bëjmë diçka konkrete”, tha ai para fitores së tyre kundër Ekuadorit.
Dhe, gazeta e lartpërmendur thotë se është kjo arsyeja pse Dybala nuk dëshiron t’i bashkohet Barcelonës duke zgjedhur të kaloj te rivali i saj i përbetuar – Real Madridi.
‘Los Blancos’ janë këshilluar për të nënshkruar me të apo sulmuesin në formë Harry Kane kur të rihapet merkato në fund të këtij sezoni për shkak se marrëveshjet në janar janë të paqëndrueshme./arbresh.info/
Chelsea dhe PSG-ja po planifikojnë shkëmbimin e dy yjeve – n...
Sinani: Sulmi në Iber Lepenc nuk mund të jetë ndryshe pos su...
Kosova siguron rrymë nga Shqipëria, pas sulmit në Ibër-Lepen...
LDK në Podujevë garon me shtatë kandidatë këto zgjedhje, pub...
Turqia dënon ashpër sulmin në kanalin e ujit, në veri të Kos...
Rashiq: Grupet kriminale nuk ekzistojnë më në veri, sulmet j...