Pritet të Paulo Dybala të lihet jashtë miqësoreve të Argjentinës për muajin mars dhe shënjestra e Interit, Lautaro Martinez, do të jetë zëvendësues i tij.
La Joya ka bërë vetëm një paraqitje si zëvendësues qysh pas lëndimit në kofshë të pësuar më 6 janar në ndeshjen kundër Cagliarit, megjithëse ai do të jetë pjesë e ndeshjes së stome (e mërkurë) ndaj Atalantas, transmeton portali arbresh.info.
‘Albeceleste’ do të përballet me Italinë dhe Spanjën muajin e ardhshëm, por raportet pretendojnë se Dybala nuk do të jetë pjesë e skuadrës së tyre.
Në vend të tij, Lautaro Martinez, i cili pritet të transferohet te Interi gjatë verës, mund të ftohet.
Sampaoli ishte pjesë e ndeshjes kundër Cruzeiros të martën ku Martinez shënoi hat-trick për Racing Club.
Trajneri kishte shikuar sulmuesin edhe në ndeshjen kundër Hurcan, ku ai shënoi gjithashtu një tjetër hat-trick./arbresh.info/
Erdogan padit për shpifje liderin e opozitës dhe kryetarin e...
Vdes edhe një i burgosur politik në Bjellorusi
Elbasan/ Arrestohen 7 pedagogë, dyshohet se merrnin para nga...
Kosova e Shqipëria me marrëveshje teknike mes dhomave të Ndë...
Hëna e re në Akrep: Gjërat që nuk duhet të bëni
Niveli i ulët i melatoninës shkakton diabetin?