Paulo Dybala ka vendosur për lëvizjen e ardhshme

00:00 | 8 Tetor 2017
Arbresh Info

Paulo Dybala është i vendosur për të marrë atë që kërkon, një marrëveshje të re luksoze në Juventus për t’iu shmangur shanseve nga klubet elite të Evropës.

‘La Stamp’ raporton se kampioni italian do të shpërblej reprezentuesin argjentinas për dy sezonet e mrekullueshme në Torino pas transferimit nga Palermo, transmeton portali arbresh.info. 24-vjeçari është bërë njëri nga lojtarët më të kërkuar në botë dhe ishte shënjestër e Barcelonës si një zëvendësues i Neymarit që kaloi te Paris Saint Germaini.

Rivali në La Liga, Real Madridi ka monitoruar gjithashtu situatën në Itali kur ata ishin duke kërkuar për një superyll verën e kaluar. Manchester United ka qenë i lidhur gjithashtu me yllin që tashmë ka realizuar 12 gola brenda dhjetë paraqitjeve për Juventusin këtë sezon.

Drejtori ekzekutiv i klubit, Giuseppe Morata ka konfirmuar së fundmi se atij do t’i ofrohet një kontratë e re.

“Ai nuk ka çmim sepse ne nuk jemi duke e shituar atë”, ka thënë fillimisht ai.

“E kam përsëritur gjithmonë se lojtari ka të ardhmen e tij në duart e tij dhe Paulo thjeshtë dëshiron të jetë te klubi jonë për të gjithë jeton. Kjo do të thotë se ne do të bëjmë një tjetër sakrificë të madhe financiare për të mbajtur atë në klub”

“Ne do të blindojmë atë në klub me një kontratë të re, kjo është ajo që na ka kërkuar”

/arbresh.info/

Të ngjashme