Pronari i Palermos, Maurizio Zamparini pretendon se Paulo Dybala do të largohet nga Juventusi në muajin janar.
‘La Joja’ luajti në Serie A për herë të parë me Rosaneron, para se t’i bashkohej “Zonjës së Vjetër” në verën e vitit 2015, transmeton portali arbresh.info.
Ai është lënë në bankinë në dy ndeshjet e fundit dhe ish presidenti i tij beson se lojtari do të largohet nga Juventusi.
“Çdo herë që mbetet jashtë fushe më bënë që të qaj”, ka thënë Zamparini për ‘RMC Sport’. “Ai është në bankinë për shkak të Allegrit. Allegri duhet të vijë në Palermo dhe të fitoj titullin sepse është lehtë për të qenë fenomenal me Juventusin”
“Dy vite më parë i dërgova Dybalas një mesazh dhe e këshillova atë të shkoj në Spanjë, ku ai do të luaj futboll dhe të mos shkoj në Itali”
“Ai do të largohet sepse Juventusi dëshiron të marrë 120 milionë euro. Në janar, unë mendoj se ai do të largohet për kalim në Spanjë. Ai ka oferta nga Spanja dhe Anglia”
24-vjeçari ka shënuar 22 gola brenda 33 paraqitjeve sezonin e kaluar./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...