Ylli i Manchester United, Paul Pogba ka dhënë së fundmi një intervistë për ‘Esquire’ duke folur për shumë çështje, që nga rikthimi i tij në Manchester United pas katër viteve në Juventus deri te dëshira e tij për trofe me skuadrën në Old Trafford.
Lexo edhe: Dasma e superyllit Lionel Messi, zbulohet lista e të ftuarve
Francezi ishte pyetur fillimisht pse u largua nga “Djajtë e Kuq” gjatë vitit 2012 dhe përgjigjja e tij ishte direkte, transmeton portali arbresh.info.
“U largova nga Manchester United për të luajtur. Kjo ishte e gjitha që doja. Edhe pse isha i ri, ndihesha sikur mund të luaj tani dhe nuk doja të prisja. Pra, nëse nuk do të ishte me Manchester United, kjo do të ndodhte me dikë tjetër. Por, në mendjen time, unë e dija se nuk kam përfunduar, mund të rikthehem. Nëna ime më tha këtë: Do të rikthehesh një ditë. Dhe këtu jam, në Manchester duke i prekë flokët tani”
Lexo edhe: Prishtina pëson disfatë të thellë në ndeshjen e parë ndërkombëtare (VIDEO)
Për ish trajnerin Sir Alex Ferguson, Pogba ka thënë: “Nuk mund ta kuptoja atë. Në fillim, nuk mund ta kuptoja. Unë madje nuk mund t’i kuptoja bashkëlojtarët e mi me theksin e tyre në Manchester. Ata flisnin shpejtë dhe unë i thosha vazhdimisht: Flisni më ngadalë, më ngadalë. Shokët e mi tani qeshin me mua. Ata më thonë se tani flas më mirë se ata. Është qesharake”./arbresh.info
Letexier gjyqtari më i mirë i vitit sipas IFFHS
Si muzika e Krishtlindjeve mund të ndikojë në shëndetin tuaj
Lulja e Kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta patur ...
Lidhja ndërmjet ushqyerjes dhe shëndetit mendor
Zgjidhet telefoni më i mirë Android për vitin 2024
Ylli i Interit, Pavard uron Krishtlindjet nga Kosova