Manchester United do të përballet në Cardiff sonte (e shtunë) me AC Milanin, por Paul Pogba nuk do të jetë aty.
Francezi nuk ka dashur të jetë pjesë e skuadrës për të luajtur në këtë ndeshje ndaj “Rossonerëve”, transmeton portali arbresh.info.
Nga të gjithë është raportuar se arsyeja para këtij vendimi ishte lëndimi, por kanali spanjoll El Chiringuito TV raporton ekskluzivisht se Pogba nuk është i lënduar dhe dëshiron të bëjë të detyrueshëm transferimin te Real Madridi.
🚨OJO A LA EXCLUSIVA de @10JoseAlvarez🚨
POGBA NO VIAJÓ con el United por DECISIÓN PROPIA. No tiene ninguna lesión. https://t.co/NMoFShljcL
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) August 3, 2019
Njëri nga gazetarët e tyre ka shfrytëzuar rrjetin social Twitter për të dhënë lajmin dhe më pas faqja zyrtare e kanalit ka konfirmuar këtë si informacion të tyre.
Mino Raiola, agjenti i Pogbanas, mësohet të jetë duke finalizuar transferimin e Moise Kean te Evertoni dhe më pas do të kthej vëmendjen te Pogba dhe Madridi./arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...