Paul Pogba ka shpërndarë një foto dhe disa video gjatë vizitës së tij në Mekë.
Mesfushori i Manchester United, i cili është shfaqur sot (e enjte) edhe në fotot me fanellat e reja të skuadrës për sezonin e ardhshëm, është duke pushuar pas përfundimit të sezonit, transmeton portali arbresh.info.
Në Instagram, Pogba ka shpërndarë një fotografi të tij dhe shokëve, përfshirë Kurt Zouman, në Mekë së bashku me mbishkrimin: “Kurrë mos i harroni gjërat e rëndësishme në jetë”.
Meka vlerësohet si njëri nga vendet më të shenjta sipas fesë islame dhe afro 15 milionë myslimanë, përfshirë edhe ata nga Kosova dhe Shqipëria, bëjnë vizitë vjetore.
Pogba është ende e paqartë nëse do të vazhdojë qëndrimin në United përtej verës për shkak se është përfolur shumë për transferim te gjigantët si Barcelona dhe Real Madridi./arbresh.info/
https://www.instagram.com/p/BxgDAIgFJ5W/?utm_source=ig_embed
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...
Hapet panairi i verës “Cakrrojmë gotat” në Rahovec
Kica-Xhelili e Bekteshi, të bindura për rikthimin e madh të ...
OBSH: Izraeli synon sistemin shëndetësor në Gaza
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrav...
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...