Paul Pogba dëshiron të largohet nga Manchester United dhe raporte të ndryshme e lidhin atë me një transferim te Barcelona ose rikthim në Juventus.
Reprezentuesi i Francës është i përgatitur për finalen e nesërme të Kampionatit Botëror kundër Kroacisë, por është duke menduar gjithashtu për të ardhmen e tij për shkak të raporteve të përkeqësuara me trajnerin Jose Mourinho, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në ‘Mundo Deportivo’, agjenti Mino Raiola i ka propozuar mesfushorit kalimin te Barcelona dhe i ka sugjeruar ata të shtrojnë një ofertë për skuadrën në Old Trafford.
Sa i përket gazetës ‘La Stampa’, ata pretendojnë se Pogba dëshiron të rikthehet në Juventus, veçanërisht nëse Miralem Pjanic ose Alex Sandro largohen nga skuadra.
25-vjeçari u largua nga Torino në muajin gusht të vitit 2016 për një tarifë atëherë rekorde prej 105 milionë euro, pasi iu bashkua Juves falas nga Manchester United në vitin 2012.
Me arritjen e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi këtë javë për 112 milionë euro, “Zonja e Vjetër” mund të konsiderohet si favorit për të fituar Ligën e Kampionëve./arbresh.info/
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...
Xhaka: Sot festojmë lirinë dhe identitetin tonë, gëzuar 28 N...
Grenell uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: Mirënjohës p...
Drita uron 28 Nëntorin me një video të veçantë
Osmani; Kjo ditë e shenjtë për kombin tonë, mori kuptim edhe...