Paul Ince beson se Paul Pogba duket si një lojtar i “mesatar” këtë sezon dhe pretendon se mesfushori i Manchester United është duke luajtur si një “idiot”.
25-vjeçari është përfolur shumë për largim nga klubi në Old Trafford pas disa zënkave me trajnerin Jose Mourinho dhe raportet mes dyshes ka qenë të dekoruara gjithashtu me përkeqësimin e vazhdueshëm të situatës së klubit, transmeton portali arbresh.info.
Mourinho e quajti Pogban një “virus” në zhveshtore pas barazimit 2 me 2 të United kundër Southamptonit dhe francezi ishte lënë në bankinë për derbin e skuadrës së tij me Arsenalin.
Pogba u inkuadrua derisa kishin mbetur edhe 15 minuta dhe Mourinho pretendoi se kishte dhënë një “kontribut të mirë”, por Ince ka humbur durimin me fituesin e Kampionatit Botëror”.
“Kur bëhet fjalë për Pogba, është thjeshtë një tjetër dramë, një tjetër kapitull në jetën e tij”, ka thënë Ince për ‘Paddy Power’, transmeton portali arbresh.info.
“Ai ishte mizor kundër Southamptonit dhe nuk meritoi të zgjidhej për një ndeshje si ajo kundër Arsenalit. Është mirë për të që të qëndrojë jashtë fushe, por në fakt ai nuk është duke bërë asgjë për të merituar një vend në skuadër”
“Pogba supozohej të jetë një lojtar i klasit botëror, por ai duket lojtar mestar. Nëse ai mendon që vendi i tij është për të hyrë në fushë dhe për të bërë gjëra budallaqe si lëvizje të lehta dhe triqe që të dërgojnë deri në humbjen e topit – ai është një idiot”
“Ju mund të fajësoni Jose Mourinhon për disa gjëra, por ju nuk mund të fajësoni atë për gjithçka. Pogba nuk i ndihmon as vetës dhe ai [Mourinho] ka të drejtë ta lë në bankinë”
Ince i doli gjithashtu në mbrojtje Mourinhos edhe për vendimin për të lënë në bankinë sulmuesin Romelu Lukaku./arbresh.info/
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...
Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund luftës në Uk...
Murati: Secili që dëshiron mund të heq dorë nga lista përfit...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...