Paul Pogba thuhet se është i përgatitur për të nënshkruar një kontratë të re afatgjate me Manchester United pas formës së tij të shkëlqyer nën udhëheqjen e trajnerit të përkohshëm Ole Gunnar Solskjaeri.
Francezi ka pasur probleme për të gjetur kohë të rregullt në fushë nën udhëheqjen e Jose Mourinhos në fillim të edicionit, por shkarkimi i portugezit i kishte dhuruar atij një shans për ndryshime, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në një raport nga The Sun, mesfushori tani është në bisedime me gjigantin për të vazhduar kontratën e tij që skadon në fund të sezonit 2020/21.
Thuhet gjithashtu se francezi me gjasa do të kërkojë një rritje të madhe të pagës së tij, ndonëse aktualisht fiton 290 mijë funta në javë, shifër që e vendos në nivel të njëjtë me sulmuesin Alexis Sanchezi si lojtari më i paguar në Old Trafford.
Pogba i dha fund formë së tij të vështirë mes shtatorit dhe nëntorit, por ende ka arritur të shënojë 10 gola dhe të krijojë tetë asistime për klubin brenda të gjitha kompeticioneve këtë sezon.
Francezi pritet të jetë pjesë e skuadrës së United në ndeshjen e së premtes kundër Arsenalit për xhiron e katërt të FA Kupës./arbresh.info/
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Nicole Kidman zbulon filmin e saj të preferuar të të gjitha ...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!