Google ADS

Paul Pogba iu ofrua Man Cityt në janar, e zbulon Guardiola

19:17 | 6 Prill 2018
Arbresh Info

Pep Guardiola ka zbuluar se mesfushori Paul Pogba i ishte ofruar atij për transferim në Manchester City gjatë muajit janar.

Duke folur për agjentin Mino Raiola para ndeshjes së nesërme të skuadrës së tij kundër Manchester United, Guardiola tha:

“Unë nuk e di pse jam aq djalë i keq”, tha fillimisht Guardiola, transmeton portali arbresh.info. “Por, meqenëse unë jam ky person, dy më muaj më parë ai [Raiola] më ofroi mua Mkhitaryanin dhe Pogban për të luajtur me ne. Pse?”

“Pse ai mi ofroi ata? Ai ishte i interesuar që Mkhitaryan dhe Pogba të luanin me ne”

“Pogba është një lojtar i jashtëzakonshëm. Një top, top lojtar”

“Unë thash jo. Ne nuk kemi para të mjaftueshme për të blerë Pogban sepse ai është shumë i shtrenjtë”

Në rast se Manchester City fiton ndeshjen e nesërme kundër “Djajve të Kuq”, ata do të sigurojnë titullin në Premierë Ligë./arbresh.info/

Të ngjashme