Ylli i Manchester United, Paul Pogba së fundmi i ka dërguar një mesazh Juan Cuadrados.
Francezi është një shënjestër për transferim e “Zonjës së Vjetër” që është e hapur për të ri-nënshkruar me fituesin e Kampionatit Botëror, transmeton portali arbresh.info. Barcelona është gjithashtu e interesuar në nënshkrimin me mesfushorin e Francës që thuhet se nuk ka raporte të mira me Jose Mourinhon.
Bazuar në një raport nga ‘Tuttosport’, Pogba është ende në kontakt me shumicën e ish bashkëlojtarëve të tij te Juventusi. Cuadrado është njëri nga shokët më të afërt të Pogbas nga koha e tij në Juventus dhe dje kolumbiani ka pranuar një mesazh në WhatsApp të dërguar nga Pogba.
Ish ylli i Juventusit ka filmuar njërën nga performancat e tij duke kënduar rep dhe i ka dërguar videon disa nga shokëve të tij, përfshirë ish anësorit të Chelseas dhe Fiorentinas që ka luajtur me Pogban në Torino për një sezon (2015/16).
Kjo nuk ka të bëjë asgjë me transferimet, por është një konfirmim që raporti i Pogbas me Juventusin është ende shumë i fortë.
Sigurisht edhe më i mirë se ai që ka me Mourinhon./arbresh.info/
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...