Legjenda e Manchester United, Paul Parker insiston që klubi nuk ka nevojë për sulmuesin Jadon Sancho, mirëpo duhet të transferojë Erling Haaland.
Trajneri Ole Gunnar Solskjaer dëshiron të transferojë disa lojtarë në afatin e janarit me shpresën për t’u rikthyer në formën e duhur, transmeton portali arbresh.info.
“Djajtë e Kuq” ndeshjen e fundit barazuan me Aston Villan, derisa kanë 22 pikë me pak se Liverpool, i cili është lider në Premierë Ligë.
Sipas raportimeve Sancho dhe Haaland janë dy lojtarët që klubi anglez po tregon interesim më së shumti.
Parker beson që anglezi nuk do të ishte i përshtatshëm, ndërsa norvegjezi do të ishte lojtari i duhur, por transferimi i tij do të jetë i vështirë.
“Problemi më i madh te United është të transferojë Haaland. Nuk mund të vësh në pyetje çfarë Haaland ka arritur të bëjë, ka shënuar gola kundër klubeve më të mëdha. Ka lidhje të mirë me Solskjaer, por nuk ndihet i sigurt nëse Ole do të jetë në United deri në fund të sezonit”
“Nuk e di çfarë po ndodh me Sanchon në Dortmund. Të gjithë klubet janë duke e dashur, ndërsa në Dortmund po qëndron në stol”
“Jemi duke biseduar për 100 milionë euro. E kam parë disa herë me Anglinë, ka qenë i mirë, por kurrë nuk do të arrijë të bëjë ndonjë efekt të madh”
United sot (e mërkurë) do të luaj kundër Tottenham, ndeshje që zhvillohet në “Old Trafford” dhe fillon në ora 20:30./arbresh.info/
Australi, lëshohen urdhra të evakuimit në shtetin Victoria p...
Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Xheneta, Gjestit: Kam thyer premtimin më të madh të familjes...
Juria profesionale zgjedh 15 këngët finaliste të Fest 63
Usyk vazhdon si i pamposhtur, fiton me vendim unanim ndaj Fu...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj