Patrick Vieira është figura e fundit e njohur sportive që ka reaguar në lidhje me incidentit ku ishte i përfshirë Granit Xhaka.
Vieira e ka përkrahur mesfushorin kosovar, i cili i ofendoi tifozët muajin e kaluar gjatë barazimit 2 me 2 ndaj Crystal Palaces, transmeton portali arbresh.info.
“Ndihem keq për të sepse ai ishte kapiten dhe ai është kaluar një periudhë dhe kohë shumë të vështirë në Arsenal”, ka thënë Vieira. “Mendoj se ne duhet t’i rikujtojmë vetës sonë se çfarë ai ka arritur që nga koha që është në Arsenal dhe meriton më shumë respekt”
“Kur ju jeni lojtar dhe nuk performoni në mënyrën që prisni, ju nervozoheni edhe me vetën”
“Dhe nganjëherë ju thoni gjëra ose bëni gjëra për të cilat pendoheni”
“E shoh shumë të vështirë që shumë ish lojtarë i janë hedhur pas dhe kanë qenë vërtetë negativ ndaj tij, kjo është shumë e lehtë”
“E di se sa i mirë që është dhe e di se do të kaloj këtë periudhë të vështirë sepse ai është një person i fortë, ai është një lojtar i mirë. Ai e do të shfaq se sa i mirë që është”
Xhakës i është hequr shiriti i kapitenit ndërkohë që nuk ka qenë në fushë qysh pas këtij incidenti duke humbur tri ndeshjet e fundit./arbresh.info/
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...