Sipas gazetës franceze “L”Equipe”, ish-mesfushori i Arsenal, Patrick Vieira do të bëhet trajneri i ri i skuadrës së Ligue 1, Nice.
41-vjeçari Vieira, i cili ka qenë në të kaluarën trajneri i Manchester City U-19, që nga viti 2016 punon në MLS me New York City FC.
Emri i francezit është lakuar edhe si zëvendësues i mundshëm i Arsene Wenger, që u largua pas 22 muajsh me “topçinjtë”, por ish-mesfushori që ka luajtur 107 ndeshje me Francën duket se do të kthehet në vendlindje.
Vieira ka vendosur të rikthehet në Europë dhe me shumë gjasa do të marrë vendimin e Lucien Favre te Nice, pasi ky i fundit do të bëhet trajneri i ardhshëm i Borussia Dortmund.
“L’Equipe” ka shkruar se Vieira është në bisedime të avancuara me klubin e Nice dhe se marrëveshja do të zyrtarizohet para fundit të muaji maj.
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt