Sipas raporteve, West Hami është i vendosur për të nënshkruar me mbrojtësin Patrice Evra pasi lojtari është parë në kampin stërvitor të klubit.
Ish ylli i Manchester United aktualisht është duke iu nënshtruar dënimit nga UEFA për shkak të goditjes në stilin karate ndaj një tifozi, transmeton portali arbresh.info. Por, 36-vjeçari mund të luaj në Premierë Ligë.
Ish mbrojtësi i krahut të majtë të Francës, i cili u largua nga Marseille me pëlqim të ndërsjellët, është i dënuar nga UEFA dhe nuk mund të luaj deri në qershor për shkak të goditjes ndaj një tifozi.
Ai është gjobitur gjithashtu me 8.829 funta për shkak të këtij incidenti tronditës që ndodhi para ndeshjes në Evropa Ligë kundër Vitoria Guimaraes më 2 nëntor.
Evra ka luajtur në të kaluarën nën udhëheqjen e trajnerit të “Hammers”, David Moyes, kur skocezi ishte trajner i Manchester United./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...